Haradinaj takon Thaçin dakordohen për bashkëpunim

Aktuale September 12, 2018 - 16:45
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi me të cilin u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin mes dy shteteve raporton “Zëri.info”.

“Jemi bashkë gjithnjë edhe kur nuk takohemi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, në Maqedoni, mikun tim, Menduh Thaçi. Sot biseduam për proceset edhe këtu edhe në Maqedoni, është e vërtetë që nëse ka një temë që na bashkon sot kudo që jemi shqiptarët është vota “po” për referendumin në Maqedoni, për një Maqedoni në NATO, dhe për shqiptarët në NATO”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa Menduh Thaçi tha pas këtij takimi tha që tema kryesore e takimit me Haradinajn ishte referendumi i Maqedonisë që do të mbahet këtë muaj.

“Ishte nder që të takoj kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj normalisht që tema kryesore që u bisedua sot ishte çështja e referendumit  që do të mbahet në Maqedoni, një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë. Besojmë që gjithë shqiptarët e ndajnë me ne faktin që i kemi borxh NATO-s dhe kjo është ideja e madhe që na bashkon gjithë shqiptarëve”, tha ai. /ZERI