Haradinaj për listat e veteranëve: Turp, keni me e përplasë popullin mes vete

Aktuale September 16, 2018 - 22:23
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me listën e veteranëve dhe ligjin për këta të fundit.

Haradinaj në një postim ka thënë se do të largohet nga lista e veteranëve pasi që nuk është bërë verifikimi i duhur dhe që shokët e luftës i janë larguar nga lista.

Reagimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij.

Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë.

Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë.

Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore.

Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë.

Turp!

Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje.

Keni me e përplasë popullin mes vete.

Image

Image