Rasti 'Veteranët', tendencë për ta dështuar gjithë procesin

Aktuale September 22, 2018 - 19:18
Lexo detajet

Aktakuza e dorëzuar në gjykatë, me emrat dhe të dhënat personale të personave që dyshohet se janë përfitues të kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po konsiderohet të jetë e qëllimshme.

Njohës të drejtësisë dhe çështjeve politike në Kosovë, po thonë lista të cilës iu shtuan mbi 1300 emra të rinj, u bë me qëllim që të dështohet ky proces tutje në gjykatë.

Organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut, deklarojnë se publikimi i të dhënave personave të personave në fjalë, është vepër penale./21Media