Ky është ‘orteku socialdemokrat’ me 40 vetë sipas Dardan Molliqajt!

Aktuale September 22, 2018 - 20:26
Lexo detajet

Partia Socialdemokrate e ka hapur sot degën e saj në qytetin e Gjilanit. Në këtë organizim kanë marrë pjesë gati të gjithë drejtuesit e partisë të prirë nga Shpend Ahmeti.

Aty ishin edhe nënkryetarët, Visar Ymeri e Aida Dërguti, si dhe deputetë të kësaj partie.

Mirëpo, ajo që bie në sy është numri i vogël i pjesëmarrësve. Sipas fotografisë së publikuar nga Dardan Molliqaj, në një sallë të vogël nuk ishin më shumë se 40 persona.

E këtë ngjarje, Molliqaj e ka quajtur si nisje të ortekut socialdemokrat.

“Orteku socialdemokrat  [ë] u nis sot në Gjilan dhe do ta mbulojë tërë Kosovën. Ky ortek do ta shkatërroj krimin dhe korrupsionin e instaluar në vendin tonë për vite me radhë, ndërsa qytetarëve do t’ua kthejë shpresën për ditë më të mira. Urime dhe suksese të gjithë socialdemokratëve gjilanas për hapjen e zyrës në qytetin e tyre. Komunat tjera le të bëhen gati”, ka shkruar Molliqaj.