Kurti tregon se cilat parti i janë bashkangjitur protestës së VV-së

Aktuale September 23, 2018 - 14:16
Lexo detajet

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë detaje për protestën e kësaj partie e cila do të mbahet më 29 shtator, raporton “Zëri.info”.

Ai ka konfirmuar se përveç Vetëvendosjes në këtë protestë do të marrin pjesë edhe parti të tjera.

“Ka parti të tjera të cilat do të marrin pjesë në këtë protestë dhe disa nga ato janë ato të cilat e kanë nënshkruar deklaratën pas marrëveshjes së liderëve kur e ka udhëhequr lëvizja Vetëvendosje. Ka parti të boshnjakëve, ka parti republikane, shoqëri civile, ka intelektual e gazetarë që po u bëjnë thirrje qytetarëve për protestë”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE: Kurti: Për dallim nga Thaçi qytetarët nuk janë penduar për pavarësinë

Ai po ashtu është shprehur optimist se brenda këtyre ditëve numri i partive dhe organizatave pjesëmarrëse do të rritet.

“Mendojë që me kalimin e ditëve udhëheqjet partiake që mund të kenë hezitime nuk do ta përjashtojnë protestën dhe jam optimist që ato do të rriten”, ka thënë tutje ai.

Se ku do të fillojë protesta dhe ku do të mbarojë Kurti ka dhënë këtë përshkrim.

“Protesta e së shtunës do të fillojë në ora 14:00 me c`rast vend grumbullimi është para Bibliotekës Universitare pastaj fillon marshi paqësorë teposhtë rrugës “Eqrem Çabej, pastaj kthehemi majtas te bulevardi “Xhorxh Bush”, pastaj bulevardi “Nëna Tereza”, te teatri Kombëtar dhe tek sheshi “Skënderbeu” e pastaj sheshi “Ibrahim Rugova”, ka thënë ai. /ZËRI