Vetëvendosje përmes protestës kërkon ndaljen e aventurave personale të Thaçit

Aktuale September 23, 2018 - 15:44
Lexo detajet
Image

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të partisë që ai udhëheq lidhur me deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka thënë që përmes protestës e cila do të mbahet me 29 shtator të këtij muaji do të u tregohet vendeve të botës e veçanërisht 115 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e  Kosovës që qytetarët e vendit nuk janë penduar për pavarësinë e Kosovës, shkruan "Zeri.info".

“Ne konsiderojmë që qytetarët e Kosovës duhet ta shprehin pakënaqësinë dhe vullnetin e tyre në shesh të Republikës, me një protestë masive e paqësore pa krye, ku do të ketë grupe muzikore e ku synojmë të ua dëshmojmë shteteve anembanë e sidomos 115 shteteve që e kanë njohur pavarësinë se shteti i Kosovës për dallim nga ky president nuk është penduar për pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE: Kurti: Thaçi i ka thënë Haradinajt që deklaratat për kufijtë po bëhen për shkaqe taktike

Ai është deklaruar edhe rreth pjesëmarrjes së partive politike në këtë protestë e ku edhe ka përmendur disa prej tyre që janë të gatshme për të protestuar.

“Ka parti të tjera të cilat do të marrin pjesë në këtë protestë dhe disa nga ato janë ato të cilat e kanë nënshkruar deklaratën pas marrëveshjes së liderëve kur e ka udhëhequr lëvizja Vetëvendosje. Ka parti të boshnjakëve, ka parti republikane, shoqëri civile, ka intelektual e gazetarë që po u bëjnë thirrje qytetarëve për protestë Mendojë që me kalimin e ditëve udhëheqjet partiake që mund të kenë hezitime nuk do ta përjashtojnë protestën dhe jam optimist që ato do të rriten”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij për zgjidhjen e këtij problemi nuk ka mbetur zgjidhje tjetër përveç protestave. Ai ka akuzuar qeverinë për bojkotim të parlamentit.

LEXO EDHE: Kurti: Ekipi negociator, pasi që Serbia të kërkoj falje për dhunime, plaçkitje e vrasje

“Protesta po bëhet me iniciativën e Vetëvendosjes por kjo nuk është protestë e Vetëvendosje, kjo është protestë e qytetarëve të Republikës për republikën. Në kohën kur kemi krizë institucionale kur qeveria bojkoton parlamentin sepse lufton opozitën. Atëherë rruga dhe sheshi janë institucion si asnjëherë më parë”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë konferencë Kurti është deklaruar edhe rreth përzgjedhjes së ekipit negociator. Sipas Kurtit nuk duhet të formohet asnjë ekip negociator para se të formulohet lista me borxhet që Serbia i ka Kosovës e që sipas tij janë shumë.

LEXO EDHE: Kurti: Për dallim nga Thaçi qytetarët nuk janë penduar për pavarësinë

“Ne besojmë që për çfarëdo ekipi të ardhshëm negociator, kuvendi i Kosovës përveç që do ta vlerësojë dialogun gjashtë vjeçar të deritanishëm në të njëjtën kohë edhe të përpilojë kërkesat tona zyrtare karshi Serbisë. Serbia neve na ka shumë borxh. Ne nuk kemi asnjë listë të gjërave që neve na i ka borxh Serbia. Duhet ti dërgojmë listën Serbisë dhe të i themi i kemi 1500 të pagjetur, 20 000 gra e vajza të dhunuara, i kemi 10 000 civil të pambrojtur e të paarmatosur të vrarë, i kemi 120 000 shtëpi të cilat janë shkatërruar djegur e shkatërruara, kemi fondin pensional të plaçkitur, depozitat bankare të marra nga Serbia si dhe 860 000 të dëbuar. Ne kemi nevojë të i drejtohemi Serbisë me borxhin që na e ka”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Kurti tregon se cilat parti i janë bashkangjitur protestës së VV-së

Protesta e VV-së do të mbahet më 29 shtator dhe sipas Kurtit kjo është agjenda e saj.

“Protesta e së shtunës do të fillojë në ora 14:00 me c`rast vend grumbullimi është para Bibliotekës Universitare pastaj fillon marshi paqësorë teposhtë rrugës “Eqrem Çabej, pastaj kthehemi majtas te bulevardi “Xhorxh Bush”, pastaj bulevardi “Nëna Tereza”, te teatri Kombëtar dhe tek sheshi “Skënderbeu” e pastaj sheshi “Ibrahim Rugova”, ka përfunduar ai. /ZERI