''Qetësi para stuhisë'' -140 liderë botërorë mblidhen në New york

Aktuale September 24, 2018 - 09:24
Lexoni më shumë detaje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, thotë se Nju Jorkun e ka kapluar qetësi para stuhisë, një natë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Njëqindekatërdhjetë liderë bëhen bashkë në Nju Jork të SHBA-së në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, shkruan se Amerika është e gatshme për këtë javë. Derisa, shkruan se nga sot do të nisë ‘kaosi’ në vendin që tuboi udhëheqësit nga e gjithë bota.

“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Çka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley.

Ndërkaq, edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë javës. 

Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se shefi i ekzekutivit do të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për takime me liderë botërorë.