LDK-ja paralajmëron mocion për rrëzimin e qeverisë ‘Haradinaj’

Aktuale September 24, 2018 - 13:59
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur  mbledhjen me Grupin Parlamentar të LDK-së, raporton Zëri.info

Pas kësaj mbledhjeje për media është prononcuar, Agim Veliu nënkryetar i LDK-së ka thënë se janë duke punuar për mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

“Kryesia e LDK ka filluar cikël takimesh dhe do të vazhdojmë për ta kaluar më shpejtë situatën e rëndë do të punojmë për rrëzimin e qeverisë duke e përgatitur një mocion në këtë drejtim. Nuk jemi kundër shprehjes së vullnetin mirëpo nuk e kemi vlersuar që është ky momenti dhe nuk do ti përgjigjemi ftesës së Vetëvendosjes”, ka thënë Veliu, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa shefi i grupit  parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë që presidenti nuk ka legjitimitet për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dialogu është procesi më i rëndësishëm dhe presidenti nuk ka legjitimitet, jam i bindur që me bashkërendim të opozitës do të arrimë ta rrëzojmë qeverinë Haradinaj, në mënyrë qe vendi të shkoj në zgjedhje. Nënkryetari Haziri ka dhënë që respekton vendimin e LDK-së, kjo qeveri është e shpartalluar dhe do të punojmë për mocion”, tha ai./ZËRI/