LDK formon grupe punuese për dialogun dhe platformën zgjedhore

Aktuale September 24, 2018 - 17:32
Lexo detajet

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën sot ka mbajtur takim me Grupin Parlamentar të LDK-së me c`rast kanë është diskutuar për dialogun si dhe për krijimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë, shkruan “Zëri.info”.

Përmes një njoftimi për media kjo parti ka bërë të ditur se kanë krijuar edhe dy grupe punuese një për dialogun dhe një për platformën zgjedhore.

LEXO EDHE: LDK-ja paralajmëron mocion për rrëzimin e qeverisë ‘Haradinaj’

Kjo është komunikata e plotë:

Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.

Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog.

Poashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.

LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës. /ZËRI