Thaçi: Haradinaj ka nevojë të korrigjohet

Aktuale October 08, 2018 - 16:38
DETAJET

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha sot se ideja e korrigjimit të kufirit me Serbinë tashmë ka vdekur, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Thaçi tha se dialogu nuk ka vdekur. Sipas tij, një kryeministër serioz nuk flet të tilla çështje.

“Ftoj edhe njëherë gjithë spektrin politik që të bashkohet në këtë drejtim.

LEXO EDHE: Veseli fton krerët e opozitës të enjten për harmonizim të rezolutës për dialogun (Dokument)

Beteja me Beogradin zhvillohet në tavolinë. Dialogu nuk ka vdekur, përkundrazi është në një fazë të rëndësishme. Është një deklaratë interesante edhe nga ana e kryeministrit, që tregon ose humor të mirë ose komod në karrigen e tij. Një kryeministër serioz nuk flet gjithmonë për luftë dhe tragjedi”, deklaroi Thaçi gjatë një konferencëpër media.

 

Kreu i shtetit më tej, u shpreh i vendosur se Haradinaj ka nevojë të korrigjohet.

 

“Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste pa asnjë përmbajtje, sepse tek e fundit unë do të luaj rolin tim të udhëheqësit. Por sido që të jetë kërkoj nga të gjithë edhe nga kryeministri, një qasje më të mençur, më të shkathët në përputhje me interesin shtetëror. Jam i sigurt që kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat e tij. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen. Sidomos ata që nuk korrigjohen”, theksoi ai.

 

Ndërkohë, tha se nuk do të ketë ndarje të territorit të Kosovës, as asociacion me kompetenca ekzekutive. /Zeri