Haradinaj nuk i bindet Thaçit, thotë se korrigjimi i kufijve ka vdekur

Aktuale October 09, 2018 - 15:09
DETAJET

Dje presidenti Hashim Thaçi tha se nëse kryeministri nuk "i korrigjon" deklaratat për korrigjimin e kufijve mund të ketë ndryshim të pushtetit. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media duke thënë se nuk duhet të shqetësohet askush nga fjalët që i thonë të tjerët. Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur, raporton “Zëri.info”.

 "E vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë këtë ide është përmes ndonjë skenari të dhunës", tha Haradinaj. Megjithatë sipas tij në raste të tilla institucionet do të jenë të gatshme për intervenim.

LEXO EDHE: Thaçi: Një kryeministër normal nuk flet për luftëra e tragjedi

I pyetur nëse presidenti Thaçi është në konflikt personal me Haradinajn, kreu i Qeverisë tha se ai kundërshtimin e idesë së kufirit nuk e ka personale me Thaçin. /ZËRI