‘Nervozohet’ Ramush Haradinaj: S’ka asgjë për të qeshur, ose po e lëshoj studion

Aktuale October 09, 2018 - 21:02
DETAJET

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është rebeluar në emisionin direkt në RTV Dukagjini, raporton ‘Gazeta Blic’.

Derisa gazetarët Arben Ahmeti dhe Ermal Panduri qeshën derisa flitej për idenë e shkëmbimeve territoriale, ka reaguar Haradinaj.

“Çka ka për të qeshur. Nëse ju vazhdoni të qeshni unë e lëshoj studion e ju vazhdoni…”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së Thaçit, që të ketë lëvizje të kufijve sepse lëvizja e kufijve do të thotë tragjedi.

Ai po ashtu pohoi se bashkimi i Kosovës me Luginën, nuk mund të bëhet aq lehtë siç po thuhet.