Gjini: Thaçi s’ka të drejtë kushtetuese ta shkarkojë kryeministrin Haradinaj

Aktuale October 09, 2018 - 21:48
DETAJET

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka të drejtë kushtetuese për ta shkarkuar nga posti i Kryeministrit, kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Gjini madje konsideron se ideja e Presidentit Thaçi për kufijtë është e gabueshme sikurse dhe deklaratat e tij referuar Kryeministrit Haradinaj.

”Nëse cilido politikan e ka një ide ose vizion që e ka në rregull, mënyra  më e mirë e tij për ta arritur atë, është t’i bind njerëzit… E unë e shoh si problematike këtë çështje kur dikush ka një ide e dëshiron të gjithë të pajtohen pavarësisht se të gjithë janë kundër idesë së Presidentit Thaçi”, tha Gjini, në Zona B.

Ai tha se kryeministri Haradinaj e di rrugën, e ka të saktë mendimin”.

”Presidenti Thaçi nuk ka marr shumë kohë për t’i bindur njerëzit. Prandaj e them se është e gabueshme ajo, ndërsa kryeministri ka të drejtë”.

”Shumica dërmuese e njerëzve janë që Kosova t’i ruaj kufijtë e vet, e po ashtu edhe më shumë se gjysma e PDK-së janë pro mendimit tonë”, tha ai.

”Janë disa aspekte që duhet shpjeguar. Të drejtë kushtetuese s’ka e dyta është duhet të ketë mbi parti edhe qeveritë, e treta duhet shikuar atë që dëshiron se ajo mundet me të ndodhë”.

Gjini tha se “kryeministri Haradinaj është njëri ndër njerëzit më të fokusuar në qeverisjen e tij ndoshta edhe në Ballkan ta them më gjerë”.

”Haradinaj është kryeministri më i mirë që ka Kosova këto ditë, sepse Kosova ka para vetes disa penallti të mëdha dhe kjo qeveri i duhet Kosovës”.

”Koalicioni është mes partive politike dhe jo mes presidentit e partive politike”.

”Ramush Haradinaj nuk i eviton problemet që i dalin përpara, por ai merret me to por zgjidhjet mund t’i pëlqejnë dikujt apo jo”, tha ai.