Emërohet zëvendësministri i 80-të

Aktuale October 11, 2018 - 17:00
Lajmet e fundit nga vendi

Ministrisë së Arsimit tash ka edhe një zëvendësministër. Muhamet Kelmendi nga AAK do të jetë zëvendësi i gjashtë në këtë ministri dhe pothuajse i 80-ti në gjithë Qeverinë.

Qeveria e Kosovës nuk është në ditët më të mira të saj nëse flasim për stabilitetin e saj, mirëpo kjo nuk e pengon Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj të emërojë zëvendësministra të ri.

Muhamet Kelmendi i partisë së kryeministrit do të jetë tash e tutje zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në Qeverinë e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express emërimin e tij.

Emërimi i zëvendësministrave të shumtë, është një nga kritikat mëdha që i janë bërë Haradinajt në më shumë se një vit qeverisjeje. Deri tani qeveria ka 79 zëvendësministra, e nuk po ndalet emërimi i tyre.