Edhe një zëvendësministër i shtohet Qeverisë së Kosovës

Aktuale October 13, 2018 - 11:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

sh-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është rahatuar në Qeverinë Haradinaj në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zëvendësministrave. Numri i tyre ka arritur gjithësejt në 79.

Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra.

Në një përgjigjje për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit të Kosovës thuhet se Hajredin Hyseni ka rreth një muaj që është emëruar zëvendësministër dhe numri i zëvendësministrave në total është 79.

Qeveria Haradinaj vazhdimisht kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave madje analistët politikë dhe shoqëria civile thonë se të njejtit po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, përderisa pohojnë se Ministritë dhe Kabineti i Haradinajt janë të mbipopulluara.

Me të hyrë në Qeveri, Ramush Haradinaj kishte marrë vendim për rritje të pagave. Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, sipas këtij vendimi, ata tani paguhen 2,000 euro në muaj. Kurse,  79 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro.

Vetë Ramush Haradinaj mohon se numri i madh e zëvendësministrave po e dëmton Kosovën madje nëpër media është shprehur se për shkak të koalicionit shumëpalësh që ka qeveria e tij, është e domosdoshme të emërohen zëvendësministrat.