ORCA: Ka rritje të publikimeve shkencore në UP, por të trajtohet mungesa e tyre në shumicën e fakulteteve

Aktuale October 18, 2018 - 15:00

1735 punime shkencore të profesorëve të UP-së janë publikuar këtë vit, 415 më shumë se sa kanë qenë tërë vitin e kaluar. Megjithatë, duhet të trajtohet mungesa e punimeve, element prezent në shumicën e fakulteteve. Kjo ishte gjetja dhe rekomandimi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në analizën e tyre “Analizë e aktivitetit shkencor të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sipas CV-ve të publikuara zyrtarisht – 2018”, në të cilin janë janë përfshirë punimet në revistat shkencore dhe ato të dyshimta, transmeton zeri.info.

Si faktorë të shtimit të numrit të punimeve organizata i ka përmendur rregullativat e reja si: Udhëzimin Administrativ 01/2018 për Parimet e Njohjes së Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recenzion, dhe Rregulloren 465 Për Procedurat Përzgjedhëse Lidhur me Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas punimit, fakultetet me më së shumti punime janë ai i Shkencave Matematiko-Natyrore, fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe ai i Mjekësisë./ZERI

Analizën e plotë mund ta lezoni në këtë link