Thaçi: Qytetarët e Luginës janë më të diskriminuarit në Evropë, kjo duhet të mbyllet

Aktuale October 19, 2018 - 17:01
Detajet

Presidenti Hashim Thaçi sot ka pritur në vizitë përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ku ka potencuar se ky komunitet janë më të diskriminuarit në Evropë dhe se kjo duhet të mbyllet.

“Qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe kjo gjendje duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë”, u shpreh presidenti Thaçi, njofton Zyra e Presidentit, transmeton zeri.info.

Temë diskutimi në këtë mbledhje ishte edhe ideja e Thaçit për korrigjim të kufirit dhe kërkesat e liderëve të Luginës për bashkim të kësaj pjese me Kosovën.

Përfaqësuesit që u takuan me Thaçin potencuan se mbështesin idenë e Thaçit dhe se po mundohen ta afirmojnë këtë ide përmes mjeteve të informimit.

Ata e ftuan presidentin për vizitë në Luginë/ZERI