Zyrtare: Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel

Aktuale November 07, 2018 - 12:45
Lexo detajet!

Takimi i radhës mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të mbahet të enjten më 8 nëntor në Bruksel raporton “Zeri.info”.

Kjo gjë u bë e ditur nga një njoftim i zyrës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

"Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

Kujtojmë se takimi i planifikuar të mbahet në shtator të këtij viti mes dy presidentëve ka dështuar pasi që presidenti serb e bojkotoi takimin me Thaçin./ZERI