Dje Thaçi deklaronte se më mirë do të dialogonte me një dreq se me Vuçiq, por shikoni reagimin e tij

Aktuale November 08, 2018 - 09:40
Lexo tjera detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se më me dëshirë do të dialogonte me një djall se sa me Vuçiqin.

Vuçiq ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokimi i tillë.

Vuçiq ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është asisoj që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti, transmeton Indeksonline.

“Nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime. Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiq pritet që sot të zhvillojnë një takim të përbashkët në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini.