Konjufca: Thaçi ka legalizuar pushtetin e Serbisë në Kosovë

Aktuale November 08, 2018 - 14:06
Lexo tjera detaje

Shefi i grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur rreth takimit Thaçi-Vuciq i fili pritët të mbahet sot në Bruksel. Me këtë rast Konjufca e ka quajtur  të pazakontë njoftimin për takimin mes dy liderëve për shkak se ai ja ndodhur vetëm 24 ore para takimit, raporton “Zëri.info”.

“Takimi shumë i shpejte i cili ndodh ne një periudhe mjaft të shkurtë kohore mes Thacit dhe Vuciq. Takimi u bë i ditur vetëm 24 orë para takimit në një njoftim lëshuar nga zyra e Mogherinit. Ky është një rast i pazakontë në Kosovë dhe i nxit ata për veprime të tilla edhe më tutje”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë që njoftimi në këtë mënyrë ka ndikuar që të mis mund të bëhet ndonjë reagim të shpejte parlamentar por edhe qytetar.

“ Takimi i thirrur kaq shpejtë nuk është në rregull sepse nuk mundëson as reagim parlamentar e as reagim qytetar. Jemi ne prag të marrëveshjes dhe marrëveshja është në dëm të Kosovës. Ne në të vertete themi që presidenti jone po shkon pa mandat në këtë takimit te thirrur. Ai është i gatshëm të negocioj kufijtë e Kosovës për njohjen nga Serbia”, ka thënë tutje Konjufca.

Konjufca kritika ka pasir edhe për udhëheqjen e Dialogut me Serbinë nga Hashim Thaçi qysh nga viti 2011. Sipas tij  Thaçi në krye te dialogut ka sjell tri rezultate të dëmshme e ku veçoj fuqizimin e politikës serbe në Kosovë.

“Ky njeri ishte ai që ka qenë në krye te dialogut të deritashëm që nga viti 2011. Shtrihet pyetja se cilat janë rezultatet e këtij njeriu në krye të dialogut. Tri të arriturat e dëmshme janë: Krijimi i listës Serbe e cila i ka sjell dëm Kosovës së fundi edhe me vitimin kundër ushtrisë. Rezultati i dytë i dëmshëm është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe i cili nuk është një projekt i vdekur dhe mund të ringjallet. Rezultati i tretë është legalizimi i pushtetit te Serbisë ne Kosovë”, ka thënë ai.

Konjufca në deklaratën e tij ka përmendur edhe reagimin e Haradinajt në një konferencë për media ku ka deklaruar që qeveria nuk ka njohuri se çfarë do të diskutohet në ketë takim./Zeri