Thaçi pas takimit me Mogherinin: U pajtuam për dinamizim të dialogut dhe marrëveshje

Aktuale November 08, 2018 - 19:19
Lexo Detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se u pajtuan për dinamizimin e dialogut.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Polikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin.

U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH.