Vuçiq: Nuk kisha nevojë të flisja me Thaçin në Paris

Aktuale November 11, 2018 - 17:03
Lexo Detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin “se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe”.

Vuçiq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.

“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje të madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.