Zëvendëskryeministri i Hungarisë sot qëndron në Kosovë

Aktuale November 15, 2018 - 09:31
Detajet

Zëvendëskryeministri i Hungarisë dhe njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti Péter Szijjártó sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai do të takohet me disa personalitete shtetërore, transmeton “Zëri.info”.

Kjo do të jetë agjenda e tij:

12:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i presidentit)

12:30

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Hungaria, Péter Szijjártó. Takimi mbahet në orën 12:30, ndërkaq në orën 13:15 mbahet konferencë shtypi

13:10

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me delegacionin e Hungarisë, të prirë nga ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë, Péter Szijjártó, për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS.

15:50

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Qeverisë)

16:25

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pret në takim ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.