Nëntori me shi, borë dhe temperatura deri -20 gradë

Aktuale November 15, 2018 - 11:02
Detajet

Vjeshta e këtij viti është shënuar si rrallëherë pa reshje shiu. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se kjo periudhë e thatë do të përfundojë në fund të këtij muaji.

Sipas Tahirsylajt, nga fundi i muajit nëntor pritet të ketë reshje të shiu, të cilat i konsideron të vonuara.

“Pritet që nga fundi i muajit të ketë reshje por këto reshje tashmë e kanë humb efektin e vetë pasi që thatësia ka qenë e madhe dhe si pasojë nuk janë përfunduar punët e bujqësisë siç duhet”, ka thënë në fillim të kësaj jave Tahirsylaj.

 “Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe  gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të  kondenzimit deri në fund të javës do të kemi mot relativisht të nxehtë. Mëngjeset do të jenë të ftohta Dhe gjatë kësaj kohe temperaturat mundë të shkojnë deri në 18 gradë celsius”, ka deklaruar Tahirzylaj.

Gjatë këtij muaji do të ketë edhe reshje të borës ka paralajmëruar Tahirsylaj, duke treguar se edhe temperaturat mund të bien deri në -20 gradë celsius.

“Bora pritet që të bije diku ka fundi i muajit në vendet- kodrinore malore ku zakonisht janë reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat më të larta minimale pritet që të sillen prej 18 deri në – 20 gradë celsius”, ka thënë tutje eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.