Thaçi dekoron me medalje ushtarake komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci

Aktuale November 15, 2018 - 11:32
DETAJET

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me medaljen ushtarake për shërbimin në Kosovë, komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci, përcjell "Zëri.Info".

Sot pikërisht në ditën kur perfundon mandati i Cuocit si komandant i KFOR-it, Thaçi ka thenë se Cuoci ka bërë punen e tij me profesionalizëm dhe angazhimi i tij ka bërë qe qielli i Kosovës të jetë i hapur për aviacionin civil.

"Me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, sot e dekorova komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij. Si komandant i KFOR-it, gjeneralmajori Cuoci e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior, duke qenë shumë i vëmendshëm për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ai është angazhuar për ta hapur edhe më shumë qiellin e Kosovës për aviacionin civil dhe e ka thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës. HTH", ka shkruar Thaçi./ZËRI

Image