Hoti: Qeveria jolegjitime, pasojat po i bartë shteti

Aktuale November 15, 2018 - 12:57
Detajet

Avdullah Hoti shef i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ri përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij qeveria e Kosovës është pa legjitimitet demokratik, transmeton “zëri.info”.

“Ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Tutje ai ka potencuar që pasojat e kësaj qeverie jo legjitime po i bartë shteti i Kosovës pasi që sipas tij po ka ngecje në shumë procese në vend.

“Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese”, ka shkruar tutje ai.

LEXO EDHE: Haradinaj: Dialogu duhet të vazhdojë, kufijtë nuk guxojnë të preken

Hoti ka deklaruar ai që institucionet dhe qeveria e vendit janë kthyer në interesa të partive në pushtet.

“Qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet”, përfundon postimi i Hotit.

Qeveria e vendit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare janë të interesuara për zgjedhje. Së fundmi të gatshëm për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, është shprehur edhe Lista Serbe. /ZËRI