E pranon Haradinaj: Kemi faj për mosliberalizimin e vizave

Aktuale November 15, 2018 - 13:23
Detajet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë një ligjëratë të mbajtur me studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës ka pranuar që ndihet fajtorë për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, raporton “zëri.info”.

“Kemi faj pse nuk e kemi marrë liberalizmin e vizave e pranoj. Por mënyra me e la këtë faj është me punuar për të ndodhur liberalizmi. Ne jemi bazuar në listën e kushteve që i janë dhënë Kosovës sepse e kemi përmbushur, prandaj kemi premtuar.

LEXO EDHE: Haradinaj: Dialogu duhet të vazhdojë, kufijtë nuk guxojnë të preken

Jemi dinamikë, nuk jemi tërhequr nga kjo temë. Jemi duke u munduar të futemi në agjendë”, ka thënë Haradinaj para studentëve.

Në këtë ligjëratë ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, për taksën 10 % të vendosur ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina si dhe për situatën politike aktuale në vend. /ZËRI