Kryetari i Bujanocit në ‘gjumë dimëror’, ja si i bartin qytetarët fëmijët e sëmurë (foto)

Aktuale January 10, 2019 - 20:03
Lexo detajet!

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, po merret me politika globale, në vend se të bëj zgjidhje për banorët lokal gjatë këtyre ditëve me reshje të mëdha të borës, raporton portali ‘Zëri.info’.

Portali ‘Bujanoci.net’ ka publikuar sot një foto ku shihet një banor i fshatit Tërnoc i Vogël, i cili është detyruar ta çoj në këmbë fëmijën e sëmurë për në shtëpinë e shëndetit në Fshatin Tërnoc të Madh, pasi që veturat nuk qarkullojnë nëpër rrugët e fshatit të tyre.

Fshati Tërnoc i Vogël është bllokuar tërësisht nga bora e madhe, përderisa banorët e paktë te këtij fshati nuk kanë as shtëpi të shëndetit. /Zëri/Image