Rama nuk ndalet, i reagon sërish Ilir Metës

Aktuale January 11, 2019 - 11:32
Lexo detajet!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të presidentit Meta se po kërcënohet nga kreu i qeverisë pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të Jashtëm.

LEXO EDHE: Meta: Rama s’ka fuqi t’i bëjë shantazh presidentit të Shqipërisë

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani,” shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm, Meta ashpërsoi tonet ndaj kreut të qeverisë, ndërsa në një postim në facebook shkruante se askush nuk mund t’i bëjë presion për vendimin e marrë ndaj Cakajt.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”, kishte shkruar mes tjerash Meta.