Protestuesit në Beograd kanë këtë kërkesë ndaj Vuçiqit për Kosovën

Aktuale January 12, 2019 - 22:14
Lexo detajet!

Mijëra serbë protestuan në Beograd të shtunën mbrëma kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq dhe Partisë së tij Progresive Serbe (SNS), me kërkesa përfshirë lirinë e mediave, dhënien fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave opozitare, dhe kundër një traktati sekret me Kosovën.

Protestuesit e mbledhur nga Aleanca për Serbinë, një grupim prej 30 partish politike të opozitës dhe organizata, bërtitën nëpër rrugë “Vuçiq hajni” që shënon kështu edhe protestën e gjashtë në po kaq javë, raporton Reuters.

Ky tubim i opozitës vjen pak para vizitës së presidentit rus, Vlladimir Putin, në Beograd që pritet të zhvillohet të enjten e ardhshme. 

Derisa Vuçiqi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi përfundimtar i Serbisë, ai mban lidhje të ngushta me Rusinë, aleatin e vjetër sllav dhe ortodoks.
Vizita e Putinit po shihet si shtysë për popullaritetin e Vuçiqit dhe koalicionit të tij qeverisës, ndërsa përkrahësit e tij kanë organizuar një tubim të madh të enjten për të mirëpritur presidentin rus.

Protestuesit në Beograd kanë akuzuar Vuçiqin se po përgatit një zgjidhje të negociuar me Kosovën, kush ky kyç për Serbinë që të anëtarësohet në BE.
“Vuçiqi bën kompromise me gjithkënd, me [presidentin e Kosovës, Hashim] Thaçin, me [kryeministrin e Kosovës, Ramush] Haradinajn, ... me të gjithë përpos njerëzve të ndershëm... Ky është një kompromis për tradhti”, tha para turmës që brohoriste politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq.

Protestuesit kërkuar po ashtu që qeveria të gjejë përgjegjësit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës, i vrarë një vit më parë. Ata njoftuan po ashtu se do të mblidhen në Beograd të mërkurën e ardhshme në përkujtim të vdekjes së tij.