Profesori i UP-së 'kërcënon' studentët!

Aktuale January 16, 2019 - 22:44
Lexo Detajet

Shpeshherë kemi dëgjuar për profesorë të rreptë dhe autoritar. Disa prej tyre nuk kursejnë kritikat në raport me studentët dhe janë të vrazhdë me sjelljet e tyre.

Ndërkaq, një profesor i Universitetit të Prishtinës, ka shkuar edhe më larg, duke i “kërcënuar” studentët e tij me shok elektrik. Siç mund të shihet në foto, këtë “kërcënim”, ai e ka vendosur në derën e zyrës së tij, për të paralajmëruar të gjithë ata që duan konsultime me të dhe që nuk i plotësojnë disa kushte.

Sidoqoftë, po të mos vinte nga një psikolog, kjo edhe mund të ishte e vërtetë. Por, paralajmërimi është vënë nga prof. Fitim Uka, i njohur për humorin e tij, qasjen ndryshe dhe raportin shumë të mirë me studentët.

Shumë studentë e kanë shpërndarë në rrjetet sociale letrën e tij, duke thënë se ai përdor metoda të ndryshme, për të larguar frikën që kanë studentët dhe për të nxjerrë rezultatet më të mira prej tyre, si në konsultime, ashtu edhe në ligjërata e provime.

 

Image

Image