PSD kërkon rritje të pagës minimale më vend

Aktuale February 19, 2019 - 13:26
Lexoni detajet e fundit

Partia Socialdemokrate po organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. Me këtë rast deputeti Visar Ymeri tha se edhe pse ka rritje të aktivitetit politik, ende paga minimale në Kosovë është e njëjtë që nga viti 2011, shkruan Zeri.info.

 "Ne e kemi paraqitur kërkesën për interpelancë për këtë çështje. Kjo interpelancë ka qëllimin ta nxisë debatin për pagën minimale. Prej vitit 2012 nuk ka pasur lëvizje për pagën minimale. Nga të gjitha raportet dhe analizat është evidente që paga minimale në Kosovë është më e ulta në rajon. Aktualisht 170 euro është paga minimale për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare, ndërsa është 130 euro për ata nën këtë moshë. Ne kemi rritje të aktivitetit ekonomik, ndërsa paga minimale është në nivelin që ka qenë në vitin 2011", tha ai.

Yneri tha se paga minimale ka shumë efekte pozitive pëe një vend. "Mbi 90 për qind të vendeve të botës e përdorin pagën minimale si instrument. Paga minimale ka shumë efekte pozitive. Në shumë vende paga minimale ka qenë efektive në reduktimin e pabarazisë. Ne mendojmë qe politikat e punetorëvr duhet të ndikohen më së shumti nga punëtorët të organizuar në sindikata", tha ai. Ndërsa. deputetja e kësaj partie Besa Baftiu tha se tani është moment i mirë që të kthehet vëmendja nga një grup i punëtorëve në sektorin privat./Zëri/