Shkollat e Kosovës në telash: Nuk dinë si t’ua marrin nxënësve telefonat

Aktuale February 19, 2019 - 21:01
Lexo detajet

Shkollat fillore dhe të mesme tashmë e kanë marrë vendimin e Ministrisë për ndalimin e telefonave në orën e mësimit, por drejtorët nuk e dinë çfarë sanksione duhet marrë në raste kur u zihen telefonat nxënësve, transmeton Gazeta Metro.

Megjithëatë, menaxhmenti i disa shkollave po përdorë mënyra të ndryshme. Ata nuk po ua japin  telefonat nxënësve pa ardhjen e prindërve.

Për shkak se nxënësit kanë nevojë të komunikojnë me prindërit, shkolla po përdorë disa metoda klasike.

“Ne kemi në dispozicion disa mjete teknologjike nga drejtoria e shkollës, dhe i përdorim ato kur kemi nevojë”, ka thënë një nxënëse.

Ndërsa, nga Ministria e Arsimit thuhet se i kanë marrë masat ndaj nxënsve, që përdorin telefona në orë të mësimit.