Një person kapet nga kamerat teksa vjedh kuletën e një qytetareje në Prishtinë

Një person kapet nga kamerat teksa vjedh kuletën e një qytetareje në Prishtinë

Aktuale March 14, 2019 - 14:22
Lexo tjera detaje

Kamerat e sigurisë kanë arritur që ta filmojë një person i cili me datë 13 mars të këtij viti rreth orës 14 e 15 në një lokal në rrugën B në Prishtinë i ka vjedhur kuletën nga çanta një gruaje e cila ishte e ulur afër tij.

Në videon e dërguar në adresë të Gazetës Express, ankuesja me inicialet K.SH, ka kërkuar që nëse dikush i gjen dokumentet e saj ta kontaktojë.

“Dje me datë 13.03.19 rreth orës 14:15 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar me një bashkëpunëtor ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund  t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat, të më kontaktojë. Faleminderit”, ka thënë ajo.