Raporti i DASH për Kosovën - Ruairi O’Connell: Nuk ka kohë për të humbur

Raporti i DASH për Kosovën - Ruairi O’Connell: Nuk ka kohë për të humbur

Aktuale March 14, 2019 - 19:40
Lajmet e fundit nga vendi!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova duhet të tregohet më serioze në përpjekjet e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit në vend.

Në një reagim pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, O’Connell ka deklaruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur për të vendosur rend dhe ligj.

“Jam dakord me Ambasadorin Kosnett. Tani është koha që Kosova të tregojë sa është serioze për sundimin e ligjit. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar O’Connell në rrjetin social Twitter.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren një numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018, ndër to korrupsion në strukturat qeveritare, kërcënime e dhunë ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës.