Haziri: Do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Haziri: Do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Aktuale March 15, 2019 - 21:57
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se do të kandidoj në zgjedhjet e brendshme për kryetar të LDK-së.

"Do të kandidoj për kryetar, si me marrëveshje si pa marrëveshje. Por, unë jam gjithmonë pro një marrëveshje politike" ka thënë Haziri në RTV Dukagjini, përcjell zeri.info.

Haziri ka thënë se do të kandidojnë minimum dy kandidatë për kryetar të LDK-së ndonëse nuk ka dhënë tjera emra.

Ai ka thënë se vota do të jetë e fshehtë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.

Tutje Haziri ka thënë se qëllimi i tij do të jetë që "kjo qeveri të shkojë në shpi".