Vuçiq: Pa bisedime me ne, shqiptarët s’mund të bëjnë bash kurrgjë
FOTO: Laura Hasani

Vuçiq: Pa bisedime me ne, shqiptarët s’mund të bëjnë bash kurrgjë

Aktuale March 18, 2019 - 13:23
Lexoni detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “agresioni i NATO-s kundër RF të Jugosllavisë nuk solli në Kosovë paqe, as shoqëri që mbështetet në demokracinë, e as stabilitet”, transmeton  Express.

Duke e hapur Dialogun e 4-t strategjik të Beogradit “20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin XXI”, Vuçiqi porositi se “pa bisedime me Serbinë shqiptarët nuk mund të arrijnë ama bash kurrgjë”.

LEXO EDHE: 

Sipas presidentit serb, bombardimi e ka ndryshuar gjendjen në Kosovë vetëm në kuptimin se fuqie a vërtetë është në forcën e NATO-s, e cila siguron që shqiptarët adiministrativisht ta udhëheqin Kosovën, porse nuk janë larguar konfliktet shekullore ndërmjete serbëve dhe shqiptarëve, e as nuk është siguruar paqe e qëndrueshme.

Ai porositi se Serbia është shtet neutral dhe  se dëshiron raporte të mira me NATO-n, por jo edhe anëtarësim në të.

“Serbia është vend neutral. Ndërsa jam i bindur se NATO, e cila gjithmonë thotë se kjo është zgjedhje e Serbisë, ndoshta më do ta deshtë Serbinë, sesa disa vende tjera të rajonit që vraponin drejt Aleancës”, tha Vuçiqi.