Skandal në Luginë, ish-kryetares së Preshevës i publikohen foto private

Skandal në Luginë, ish-kryetares së Preshevës i publikohen foto private

Aktuale March 19, 2019 - 16:07
Lexo më shumë detaje

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka publikuar një foto të ish kryetares të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përderisa kishte shkuar për të marrë shërbime për familjaren e saj.

Salihu, udhëheqës i këtij instititucioni i ka nxjerrë fotografitë nga kamerat e sigurisë që janë të vendosura në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Ai e ka publikuar këtë fotografi në rrjetin social “Facebook” për të promovouar punën e tij në këtë institucion dhe ka shkelur ligjin duke publikuar fotografi që cenojnë privatësinë. Duke parë se si po i cenohet privatësia, këtë veprim Ardita Sinani e sheh si një vepër skandaloze.

Ajo për “Zërin”, ka thënë se veprimet e tilla duhet të dënohen dhe jo të përkrahen si rasti në fjalë. Sinani u zotua për reagimin që bëri në rrjetin e saj social “Facebook”, ku pati thënë se ky veprim ka filluar menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, ku pas fjalës të saj në të cilën adresoi kritika udhëheqjes së Shtëpisë së Shëndetit për mungesë të barërave dhe injeksioneve.

Image

“Drejtori  i këtij institucioni në mënyrë të turpshme në faqen e tij të “Facebook”-ut publikoi një foto timen  ku unë dhe vjehrra ime është ulur, shihemi në koridorin e Ndihmës së shpejtë”, shkruan Sinani, që thotë se edhe më skandaloze është se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objektin e Shtëpisë së Shëndetit.

“Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të shërbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin”, tha Sinani.

Ajo tutje tha se, ky është rasti kur mund të shihet se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë dhe njëherit ishte edhe një mesazh për të gjithë ata që kërkojë mjekim dhe çdo lëvizje, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, këtë veprim e sheh si një skandal politik, ai thotë se publikimi i fotove private për t’i qëruar hesapet politike është më tepër se skandal politik.

“Kjo sjellje e një individi, të zgjedhur për ta drejtuar një institucion shëndetësorë në shërbim të të gjithë qytetarëve, dëshmon shpirtligësinë e një filozofie politike e cila, në emër të ndryshimeve, u instalua në Preshevë. Sjellja skandaloze e një individi, që për çdo ditë, për interesa meskine, prodhon skandale do të gjejë një përgjigje para organeve të ndjekjes”, vlerëson Kamberi.

Gazeta “Zëri”, ka provuar të kontaktojë gjatë gjithë ditës me Driton Salihun, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga personi në fjalë. Kurse, Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e ka vazhduar veprën e Salihut, duke i komentuar në postimin e tij, duke qëruar hesapet me fyerje.

Qytetarët e Preshevës, kanë reaguar ndaj këtij veprimi duke shpërndarë një foto, në të cilën kërkohet dorëheqja e drejtorit.

 

Image