Bekë Berisha akuzon LDK-në 'për lajmet mbi punësimet'

Bekë Berisha akuzon LDK-në 'për lajmet mbi punësimet'

Aktuale March 19, 2019 - 21:26
Lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke folur për raportimet e fundit për punësimet që po bëhen nga AAK dhe Qeveria në disa kompani publike e veçanërisht në PTK. Ai ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës po i plason në media këto raste.

Berisha në Pressing në T7 ka thënë se pak janë të vërtetë rastet për punësime.

“ Krejt këto raportime po bëhen me qëllime. Shumicën e tyre në media po i qet LDK”

”Mendoj se LDK po mundohet t’i medatizoj çështjet tona” , ka thënë ai.

Berisha duke folur edhe për rastin e tij që është raportuar se ka pasur aksident me veturë të PTK, ka thënë se edhe këtë ia kanë bërë me qëllim.

“ Unë kam qenë jashtë Kosovës kur e kam pa që kam bërë aksident. Edhe kjo është bërë me qëllim nga media të caktuara”.