Kostiq: Petroviq sillet si gjeneral i ushtrisë

Kostiq: Petroviq sillet si gjeneral i ushtrisë

Aktuale March 20, 2019 - 21:51
Lexo Detajet

Ish-këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Milan Kostiq ka rrëfyer rastin e incidentit që ndodhi në një kafene të Prishtinës, afër godinës së Kuvendit të Kosovës.

Ai deklaroi se ishte deputeti, Slobodan Petroviq ai i cili e sulmoi.

Sipas Kostiq, sjelljet e kryetarit të SLS-së janë të papranueshme për komunitetin serbë, transmeton Indeksonline.

“Ishte një ngjarje neveritëse. Slobodan Petroviq më është afruar dhe më ka thënë patriot. Unë e kam shty. Më ka goditur me telefon në kokë, më ka fy dhe më ka pshtyer. E kanë shikuar të gjithë në rrugë…Unë vij prej një partie të cilën ai e urren. E ka thirrë policinë, iu ka bërtitur dhe u ka thënë të më arrestojnë. Nëse mundë ta quaj serb, që serbi ta sulmojë serbin kjo është diçka e tmerrshme. Kam dëgjuar që kryeministri Haradinaj e ka mbështetur atë. Pra, Petroviq më është kërcënuar se ai sillet si gjeneral i ushtrisë në Prishtinë (nuk e përmend cilën ushtri)”, ka deklaruar ai.