Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet

Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet

Aktuale March 20, 2019 - 23:46
Lexo Detajet

I ngarkuari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, ka thënë se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe se një gjë e tillë do të varet nga përkrahja që do ta kenë dy vendet.

Ish ambasadori amerikan në NATO, Volker duke folur për Zërin e Amerikës, duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk ka kthim në të kaluarën dhe se marrëveshja është e rëndësishme për të dyja vendet për shkak të stabilitetit dhe rrugës drejtë Bashkimit Evropian.

“Gjithçka varet nga ajo çfarë do të vendosin dy vendet [Kosova dhe Sebia]. Ekziston një rregull, në përputhje me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, se kufijtë nuk guxojnë të lëvizin me forcë, sikurse ka ndodhur me aneksimin rus të Krimesë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nëse dy vendet përmes bisedimeve arrijnë marrëveshje, sipas modelit ë ndarjes së Sllovakisë nga Çekia, ne të tjerët duhet të pajtohemi dhe respektojmë këtë”, tha Volker.