Policia në kërkim të vrasësit të Florent Ahmetaj

Policia në kërkim të vrasësit të Florent Ahmetaj

Aktuale March 21, 2019 - 12:05
Lexoni detajet e fundit

Florent Ahmetaj, 36-vjeç, nga Rezalla e Skenderajt, u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës, në një kazino afër Lipjanit.

Autor i këtij krimi është një grabitës i cili aktualisht ndodhet në arrati, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka thënë mbrëmë se po punojnë intensivisht për të zbuluar identitetin e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka asnjë njoftim për kapjen e tij.

“Në rrugën ‘Bajram Gashi’, në Lipjan rreth orës 20:10 është raportuar se në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jeta punëtori i një kazinoje, i cili ishte qëlluar dy herë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore në Lipjan.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, njësitet relevante policore po merren në mënyrë intensive me hetimin e rastit.

Derisa policia po punon rreth identifikimit dhe arrestimit të autorit të vrasjes, i riu nga Drenica sot do të varroset në varrezat e fshatit.