Pacolli 'thumbon' Serbinë: Vetëm kur të pranohet e vërteta, mund të besojmë se paqja i ka zënë vendin traumave

Pacolli 'thumbon' Serbinë: Vetëm kur të pranohet e vërteta, mund të besojmë se paqja i ka zënë vendin traumave

Aktuale April 15, 2019 - 21:46
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush më shumë se sa SHBA si mik i përjetshëm i Kosovës, nuk solidarizohet me vuajtjet e personave që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfarëdo shtrembërimi të kohës.

Këtë shkrim ai e ka bërë duke iu referuar reagimit të ambasadës amerikane ndaj deklaratave të zyrtarëve serb.

Postimi i plotë:

Askush më shumë se sa miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-të, nuk bashkëndjenë dhe solidarizohet me vuajtjet e të gjithë atyre që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë. E vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfardo shtrembërime të kohës. Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqja e qëndrushme, i ka zënë vendin tendencave traumatike.