Hoxhaj: Në Berlin nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi
FOTO: Laura Hasani

Hoxhaj: Në Berlin nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Aktuale April 19, 2019 - 13:55
Lexoni detajet

Zëvendëskryeministri i vendit Enver Hoxhaj sot ka deklaruar që në takimin e Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill të këtij viti nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, raporton “Zëri.info”.

Hoxhaj ka pohuar se në këtë takim mund të ketë vetëm afate kohore, e propozime se si duhet të vazhdohet tutje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe marrëveshje.

“Ky është një takim multilateral që organizohet prej gjermanëve dhe francezëve ku marrin pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dhe në takime të tilla multilaterale mos pritni që të keni marrëveshje. Ky është formati i takimit”, ka thënë Hoxhaj, përcjell “Zëri.info”.

Sipas Hoxhajt fokus në këtë takim do të jetë dialogu Kosovë-Serbi..

“Fokusi kryesor është dialogu Kosovë-Serbi, por nuk do të ketë qëllim që të arrihet marrëveshje, apo të flitet për modalitetet e marrëveshjes. Mund të ketë mesazhe, mund të ketë afate kohore, apo propozime se si duhet të vazhduar tutje, por jo marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj.

Këto deklarata Hoxhaj i bërë në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri. /ZËRI