Deputetja e Kuvendit të Kosovës kërkon mbështetje për Blerim Rekën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës kërkon mbështetje për Blerim Rekën

Aktuale April 20, 2019 - 21:55
Lexoni detajet!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të dalin të votojnë nesër në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka mbështetur Blerim Rekën, kandidatin shqiptar për president.

“Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje. Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi politike dhe që janë të bashkuar rreth një kandidati të jashtëzakonshëm.

Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës!