Haradinaj bie pre e shakasë, uron gabimisht kryeministrin ukrainas

Haradinaj bie pre e shakasë, uron gabimisht kryeministrin ukrainas

Aktuale April 21, 2019 - 17:26
Lexo Detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë. Në fakt, Shefi i Qeverisë kosovarë kishte rënë pre e satirës duke i uruar një humoristi të gjitha si kryeministër i ri i Ukraninës.

Haradinaj i kishte uruar suksese presidentit aktual Petro Poroshenko, por ia kishte huqur kur kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë.

Këtë gafë e ka zbuluar gazetari i The Guardianit, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov).

Image

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari i Guardian, i kishte bërë ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.