Shpërndahen 500 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në Prishtinë

Shpërndahen 500 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në Prishtinë

Aktuale May 16, 2019 - 19:29
Lexoni detajet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity” kanë shpërndarë 500 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.

LEXO EDHE: Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 21:00

“Organizata ‘Qatar Charity’ në koordinim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe qendrat për punë sociale në Komunën e Prishtinës, shpërndanë 500 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Të ndihmojmë të gjithë nga pak, ata që kanë nevojë shumë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.