18.729 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

18.729 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

Aktuale May 19, 2019 - 15:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në ora 15:00 në komunat veriore kanë votuar 18 mijë e 729 qytetarë, raporton zeri.info.

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme kanë 57 mijë e 983 persona, rrjedhimisht 970 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

KQZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar 464 vëzhgues të cilët përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, një nga Komisioni Evropian, dy misione diplomatike, 12 ambasada, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare, katër organizata joqeveritare vendore dhe 15 medie./Zeri