PDK: Jemi subjekti më i votuar nga partitë shqiptare në veri

PDK: Jemi subjekti më i votuar nga partitë shqiptare në veri

Aktuale May 19, 2019 - 19:59
Detajet!

Pak pasi janë mbyllur vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës, PDK ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës ka thënë se ky subjekt ka dalë më i votuari prej partive shqiptare atje, raporton zeri.info.

Sipas njoftimit të PDK-së, thuhet se në bazë të informatave të para nga komisionarët, procesi zgjedhor në disa vendvotime dëshmon epërsi të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kundrejt partive tjera shqiptare.

Sidoqoftë, KQZ ende nuk ka dalë me rezultatet preliminare.

Në vijim mund ta gjeni të plotë komunikatën e PDK-së:

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi për Mitrovicë të Veriut, Shaqir Hetemi për Leposaviq, Hysen Mehmeti për Zubin Potok dhe Ilir Peci për Zveçan, nga informatat e deritashme kanë shënuar fitore kundrejt kandidatëve tjerë shqiptarë.

Sipas informatave të para nga komisionarët, procesi zgjedhor në disa vendvotime, dëshmon epërsi të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kundrejt partive tjera shqiptare.

Kështu, në fshatin Lipë të Zveçanit, kandidati i PDK-së për kreun e komunës, Ilir Peci ka fituar 82 vota, kundrejt Vetëvendosjes, 5 vota.

Ndërsa në Zveçan, numri total i votave për PDK-në është 117, ndërsa Vetëvendosje ka marrë në koalicion me të gjitha partitë, 55 vota.

Ndërsa në Leposaviq, ku kandidat është Shaqir Hetemi, PDK-së, ka fituar 110 vota, kundrejt 62 votave.

Ndërsa në vendvotimin Kodra e Minatorëve, po ashtu, prinë kandidatja e PDK-së, Gonxhe Çaushi, 100 kundrejt 95. Në lagjen 7 Shtatori, Znj. Çaushi ka fituar 109 vota, kundrejt 33 votave të Vetëvendosjes dhe partive tjera në koalicion me të.

Në Zubin Potok, kandidati i PDK-së, për kreun e kësaj komune, Hysen Mehmeti, ka fituar 112 vota, kundrejt 98 votave të krejt partive shqiptare bashkë.