KQZ: Zgjedhjet në veri, pa probleme

Aktuale May 19, 2019 - 20:36
Lexo detajet!

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) e ka cilësuar të qetë dhe pa probleme procesin e sotëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, raporton zeri.info.

Në një konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri në ora 19.00 kanë votuar gjithsej 42.42 për qind.

Me këtë rast, Daka njoftoi se subjektet politike kanë afat 24 orë nga mbyllja e procesit të vitimit për të bërë ankesa në PZAP lidhur me procesin e votimit në veri të Kosovës.

Në zgjedhjet e sotme në katër komunat në veri të Kosovës të drejtë vote kanë pasur 57.983 persona./Zeri